Trump: SHBA-ja do të shesë “karta të arta” për 5 milionë dollarë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se brenda dy javëve do të nisë shitja e “kartave të arta” për të pasurit e huaj, duke u ofruar atyre të drejtën për të jetuar dhe punuar në SHBA, si dhe një rrugë drejt nënshtetësisë, kundrejt një pagese prej 5 milionë dollarësh.
“Kjo ‘kartë e artë’ do të ofrojë të gjitha privilegjet e Green Card-it dhe do të jetë një rrugë e shpejtë për nënshtetësinë,” tha Trump nga Zyra Ovale.
Sekretari i Tregtisë, Howard Lutnick, sqaroi se ky program do të zëvendësojë skemën ekzistuese EB-5, e cila u lejonte investitorëve të huaj të imigrojnë në SHBA përmes investimeve minimale prej 1,050,000 dollarësh, apo 800,000 dollarësh në zonat e caktuara ekonomike.
Trump, i pyetur nëse oligarkët rusë do të mund ta blinin këtë kartë, u përgjigj: “Po, njoh disa që janë njerëz shumë të mirë.”
Ky program i ri ka ngjallur debate, ndërsa mbetet për t’u parë reagimi i Kongresit dhe publikut amerikan.