Trump pritet të takohet me presidentin e përkohshëm të Sirisë, Ahmad al-Sharaa, në Arabinë Saudite

Publikuar 1 vit më parë

Presidenti amerikan, Donald Trump, pritet të takohet të mërkurën me presidentin e përkohshëm të Sirisë, Ahmad al-Sharaa, gjatë qëndrimit të tij në Arabinë Saudite, ka njoftuar të martën Shtëpia e Bardhë, raporton agjencia e lajmeve AP.

Shtetet e Bashkuara kanë peshuar se si të trajtojnë al-Sharaan që kur ai e mori pushtetin në dhjetor. Udhëheqësit e Gjirit janë pro qeverisë së re në Damask dhe presin që edhe SHBA-ja të mbështesë këtë drejtim, duke e parë al-Sharaan si një mburojë kundër ndikimit të Iranit në Siri – vend që ishte në anën e regjimit të mëparshëm të Bashar al-Assad gjatë luftës civile dhjetëvjeçare.

Al-Sharaa, i njohur më herët si Abu Mohammed al-Golani, kishte qenë në listën e të kërkuarve nga SHBA-ja, e cila kishte ofruar 10 milionë dollarë për informacion mbi vendndodhjen e tij. Ai kishte qenë pjesë e al-Kaidës dhe kishte luftuar kundër forcave amerikane në Irak pas vitit 2003.

Pas kthimit në Siri në vitin 2011, ai udhëhoqi Frontin Nusra – degën siriane të al-Kaidës – para se të shkëpuste lidhjet me organizatën terroriste dhe të ndryshonte emrin e grupit. Ai u bë figurë udhëheqëse në rebelimin që përfundimisht rrëzoi Assadin në dhjetor.

Raporton Koha.net, përcjell A1 info!