Trump paralajmëron tarifa të reja për naftën ruse dhe kërcënon Iranin me bombardime

Publikuar 1 vit më parë

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është shprehur i zemëruar me presidentin rus Vladimir Putin për vënien në pikëpyetje të besueshmërisë së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, raporton The Guardian.

“Nëse Rusia dhe unë nuk arrijmë një marrëveshje për t’i dhënë fund gjakderdhjes në Ukrainë, dhe nëse mendoj se është faji i Rusisë, unë do të vendos tarifa të reja për naftën, për të gjithë naftën që del nga Rusia,” deklaroi Trump për NBC.

Ai sqaroi se këto sanksione do të përfshinin një tarifë prej 25 deri në 50 për qind për të gjithë naftën ruse, ndërsa çdo vend që blen naftë nga Rusia nuk do të mund të bëjë biznes në Shtetet e Bashkuara.

Trump njoftoi gjithashtu se planifikon të bisedojë me Putinin javën e ardhshme, duke shtuar se kërkesa e Putinit për një lidership të ri në Ukrainë mund të vonojë një marrëveshje paqeje. “Udhëheqësia e re do të thotë se nuk keni një marrëveshje për një kohë të gjatë, apo jo?” tha Trump.

Në lidhje me Iranin, Trump paralajmëroi se nëse nuk arrihet një marrëveshje për programin bërthamor iranian, SHBA-ja do të përdorë fuqinë ushtarake. “Nëse ata nuk bëjnë një marrëveshje, do të ketë bombardime,” tha Trump, duke paralajmëruar edhe tarifa dytësore ndaj Iranit.

Ky qëndrim i Trump-it përbën një paralajmërim të qartë për Moskën dhe Teheranin, duke rritur tensionet në një periudhë të ndjeshme ndërkombëtare.

(Burimi: The Guardian)