Tre të vrarë në përleshje të narko-kartelit në Amerikën e Jugut: Dy serbë dhe një maqedonas, trupat u gjetën në qese plastike të zeza

Publikuar 10 muaj më parë

Bolivi, – Një përleshje e përgjakshme mes grupeve kriminale në Amerikën e Jugut ka përfunduar me ekzekutimin brutal të tre personave – dy shtetasve serbë dhe një shtetasi nga Maqedonia e Veriut. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në territorin e Bolivisë dhe lidhet me konfliktet për dominimin e tregtisë së kokainës.

Sipas raporteve mediatike, trupat e viktimave u gjetën të paketuar në qese plastike të zeza. Burime hetimore jozyrtare raportojnë se ata u torturuan brutalisht para se të vriteshin. “Trupat janë dërguar për obduksion për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes. Viktimat ende nuk janë identifikuar zyrtarisht”, citon “Novosti” burime nga hetimi.

Mediat serbe raportojnë se një nga viktimat është Miljan G., i njohur si “Hitri” nga qyteti i Nishit – lider i një grupi të organizuar kriminal që operonte ndërkombëtarisht në shpërndarjen e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Evropës Perëndimore. Ai dyshohet se u ekzekutua dy ditë më parë së bashku me shtetasin nga Maqedonia e Veriut, Dejanço L. Viktima e tretë, gjithashtu nga Nishi, thuhet se udhëtonte me dokumente të rreme.

A1 info