Traktorët grumbullohen në Beograd përpara protestës së 15 marsit. Qeveria dyshohet për skenar presioni

Publikuar 1 vit më parë

Dhjetëra traktorë janë parkuar përpara parkut “Pionirski” në Beograd, pavarësisht se nuk kanë leje për këtë veprim, ndërsa policia nuk ka ndërhyrë për t’i larguar.

Sipas mediave serbe, përfshirë “Nova”, prania e traktorëve mund të jetë pjesë e një skenari të organizuar nga autoritetet për të ushtruar presion dhe për të frikësuar qytetarët me qëllim zvogëlimin e pjesëmarrjes në protestën e paralajmëruar për të shtunën, më 15 mars.

Është raportuar se shumë nga traktorët nuk kanë targa ose i kanë mbuluar ato. Ndërkohë, disa kompani që posedojnë këto mjete thuhet se janë vizituar më herët nga presidenti Aleksandër Vuçiq, edhe pse nuk ka pasur deklarata zyrtare nëse u është kërkuar t’i dërgojnë ato në kryeqytet.

Përveç traktorëve të vendosur përpara parkut “Pionirski”, qindra të tjerë janë pozicionuar në pika të ndryshme të Beogradit prej disa ditësh, duke ngritur dyshime se synimi mund të jetë edhe bllokimi i hyrjeve të qytetit në ditën e protestës.

A1 Info do të vazhdojë të ndjekë nga afër zhvillimet.