Trajnimi “Peace Designer” fuqizon të rinjtë e Preshevës për projekte me ndikim ndërkombëtar
Preshevë, 10 gusht 2025 – Rinia e Preshevës po përfiton nga mundësi të reja ngritjeje profesionale dhe zhvillimi përmes trajnimit dyditor “Peace Designer”, organizuar nga International Association of Youth and Students for Peace – Europe & Middle East dhe Youth and Students for Peace – Balkan.
Trajnimi, i mbajtur më 9 dhe 10 gusht 2025, ka për qëllim të fuqizojë të rinjtë që të krijojnë projekte me ndikim pozitiv në komunitet dhe t’u hapë rrugë pjesëmarrjes në platforma ndërkombëtare. Ligjërueset kryesore ishin:

Prof. Ejona Icka, Koordinatore pranë Kombeve të Bashkuara dhe Drejtoreshë Ekzekutive e Youth and Students for Peace – Balkan Kosovo; Mikaela Llalla, MSc, Sekretare e Përgjithshme e International Association of Youth and Students for Peace – Europe & Middle East dhe Shefe e Programeve & Drejtoreshë e Marrëdhënieve me Publikun në Youth and Students for Peace – Balkan.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të ndjekin nga afër sesione praktike për hartimin e projekteve, komunikimin me komunitetin dhe ndërtimin e partneriteteve ndërkombëtare.
Mirënjohje e veçantë iu shpreh Zyrës për të Rinj dhe Koordinatores së saj, Besa Asllani, e cila po e shndërron këtë hapësirë në një qendër të vërtetë zhvillimi për rininë e Preshevës.