Titulli:

Publikuar 1 vit më parë

📣 Komuna mbulon ekskursionet për nxënësit – mbi 6.8 milionë dinarë për përvojën dhe kujtimet e tyre!

Organizimi i ekskursioneve për nxënësit është një nga prioritetet e Komunës, e cila që në fillim të vitit e ka përfshirë këtë aktivitet në planifikimet dhe buxhetin e saj vjetor. Në rishikimin (rebalancin) e fundit të buxhetit, është dhënë përparësi e veçantë këtij aktiviteti, duke siguruar mbështetjen e duhur financiare për të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.

Pagesat për ekskursionet janë realizuar me kohë, përpara nisjes së nxënësve, me bindjen se këto përjetime janë të paharrueshme dhe kanë rëndësi të madhe për zhvillimin personal dhe shoqëror të të rinjve.

Me kënaqësi konfirmohet se janë kryer pagesat për të gjitha shkollat e komunës:

Shkollat e mesme: 244 maturantë × 17.000 dinarë = 4.148.000 dinarë Shkollat fillore: 272 semimaturantë × 10.000 dinarë = 2.720.000 dinarë

🔹 Totali i ndarë për ekskursione: 6.868.000 dinarë

Ky aktivitet nuk është thjesht argëtues – është një investim në edukim, përvojë dhe kujtime. Ekskursionet i ndihmojnë nxënësit të mësojnë jashtë klasës, të forcojnë miqësitë dhe të zhvillojnë vetëbesimin dhe ndjenjën e përkatësisë.

📍 “Gjithmonë pranë brezit të ri – sepse besojmë në potencialin dhe ëndrrat e tyre!” – thuhet në njoftimin e Kryetares të kpmunës.

A1 info thekson se: Për herë të parë kjo praktikë u iniciua nga ish-kryetari Shqiprim Arifi, një traditë që po vazhdon edhe sot dhe është për t’u vlerësuar.