Tërmet me magnitudë 6.2 godet afër Stambollit, pa raportime për dëme
Një tërmet me magnitudë 6.2 goditi sot zonën afër Stambollit, me epiqendër në Detin e Marmarasë. Lëkundjet janë ndjerë fuqishëm në qytet, duke shkaktuar shqetësim tek banorët, por deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.
Agjencia e Emergjencave e Turqisë ka njoftuar se po vazhdon të monitorojë situatën nga afër dhe është në gatishmëri në rast të pasgoditjeve ose zhvillimeve të tjera.
Stambolli, i cili ndodhet në një zonë të ndjeshme sizmike, ka përjetuar më herët tërmete shkatërruese, çka e bën reagimin e shpejtë dhe të kujdesshëm një domosdoshmëri.
A1 info