Tiranë – Preshevë: Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit për bashkëpunim në bujqësi

Publikuar 5 muaj më parë

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, së bashku me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë, Andis Salla, nënshkruan në Tiranë Memorandumin e Mirëkuptimit për bashkëpunim në fushën e bujqësisë.

Ky memorandum shënon një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin institucional dhe synon të krijojë mundësi konkrete për mbështetjen e fermerëve, modernizimin e sektorit të bujqësisë dhe zhvillimin rural në Komunën e Preshevës.

Kryetarja Sinani falënderoi Ministrin Salla për përkushtimin dhe gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin, si dhe Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Beograd për rolin e saj në forcimin e lidhjeve institucionale.
Komuna e Preshevës konfirmoi përkushtimin për të ndërtuar partneritete të qëndrueshme që sjellin zhvillim konkret, mbështetje për fermerët dhe mundësi të reja për ekonominë lokale.