Tinka Kurti në Shtëpi të Moshuarish – Shqipëria e Harroi Një Legjendë të Gjyshit dhe Nënës

Publikuar 1 vit më parë

Aktorja Tinka Kurti

Tiranë – Ikona e kinematografisë shqiptare, Tinka Kurti, ndodhet aktualisht në një shtëpi të moshuarish, një realitet që ka prekur zemrat e shumë shqiptarëve. Lajmi u bë i njohur pas një mesazhi të saj televiziv për aktorin Laert Vasili në “Big Brother VIP Albania”, ndërsa burime për Vip Magazine konfirmojnë që aktorja e madhe po qëndron në këtë institucion, larg vëmendjes publike që e ka duartrokitur për dekada me radhë.

Tinka Kurti ka qenë për vite të tëra fytyra më e dashur e filmit dhe teatrit shqiptar. Por jeta personale e saj është shënuar nga një tragjedi e rëndë: ajo kishte vetëm një djalë, i cili ka ndërruar jetë, duke e lënë të vetme në vitet e saj të pleqërisë.

Publiku e mban mend me mall dhe respekt në rolet e saj të pavdekshme, por trajtimi që ajo po merr sot ka ngjallur indinjatë dhe pikëllim në opinionin publik. Figura të njohura dhe qytetarë të thjeshtë kanë reaguar në rrjete sociale duke kërkuar më shumë kujdes institucional për personalitete të tilla që kanë dhënë gjithçka për artin dhe kulturën kombëtare.

Tinka Kurti mbetet një emër i paharruar, një grua që i dha shpirt skenës shqiptare, por që sot po përballet me një realitet të ftohtë, në një vend që duket se e ka harruar.

“Një komb që harron ikonat e veta, harron vetveten”, shkruan një komentues në rrjete sociale.

A1 info