THEMELOHET DEGA E GRUAS BRENDA SHOQATËS “ATDHEU” NË ZVICËR !

Publikuar 1 vit më parë

Në qytetin e Bad Ragaz, të Zvicrës, Shoqata “Atdheu” njofton se është themeluar Dega e Gruas pranë strukturës organizative.
Kjo iniciativë vjen si një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të rolit të gruas në jetën shoqërore dhe kulturore të komunitetit tonë në mërgatë. Dega e Gruas do të angazhohet për të krijuar hapësira bashkëpunimi, për të organizuar aktivitete me karakter shoqëror, kulturor dhe humanitar, si dhe për të përfaqësuar me dinjitet zërin e grave tona.
Dega e Guas, fton të gjitha gratë bashkatdhetare të jenë pjesë e kësaj nisme të rëndësishme, duke kontribuar me përvojën, idetë dhe vullnetin e tyre për të ndërtuar së bashku një komunitet edhe më të fortë, të bashkuar dhe aktiv.
Degën e gruas, do ta udhëheq preshevarja , Fatushe Ahmeti,Albulena Iseni, nënkryetare, Rejhane Memeti,arkatare, Teuta Destani, sekretare dhe Sevxhane Memeti, Antare.

A1info