Tetë subjektet shqiptare që pritet të garojnë në një listë të përbashkët
Subjektet politike shqiptare nga Lugina e Preshevës po zhvillojnë përpjekjet për një paraqitje të përbashkët në zgjedhjet parlamentare në Serbi.
Në kuadër të marrëveshjes për bashkëpunim dhe garim të përbashkët, në listë përfshihen tetë subjekte politike shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.
Sipas informacioneve të publikuara, subjektet janë:
- PVD – Partia për Veprim Demokratik
- APN – Alternativa për Ndryshim
- PD – Partia Demokratike
- PDSH – Partia Demokratike Shqiptare
- LPD – Lëvizja për Progres Demokratik
- LR – Lëvizja për Reforma
- Aleanca për Luginën
- UDSH – Unioni Demokratik Shqiptar
Përfaqësuesit e këtyre subjekteve kanë marrë pjesë në diskutimet për një paraqitje të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sipas raportimeve, dakordimi në parim për një listë të përbashkët është arritur, ndërsa konsultimet pritet të vazhdojnë për përcaktimin e detajeve të kandidaturës.
Emri përfundimtar i listës, bartësi dhe renditja e kandidatëve pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të konsultimeve ndërmjet subjekteve politike.