Reagimi i KF Tërnocit në lidhje me dhunën në Bosilegrad – futbollistët u rrahën dhe u bastisën pa asnjë arsye

Publikuar 1 vit më parë

Bosilegrad, 7 prill 2025 – Skena të papara dhune janë regjistruar sot në Bosilegrad ndaj ekipit shqiptar të futbollit KF Tërnoci, gjatë ndeshjes kampionale kundër skuadrës vendëse Mlladost, në kuadër të Ligës Rajonale të Rrethit të Pçinjës.

Në një reagim zyrtar të klubit, KF Tërnoci ka denoncuar një sulm të organizuar dhe një skenar të qëllimshëm që nisi me vendime të dyshimta të arbitrit dhe përfundoi me ndërhyrje brutale të policisë, e cila sipas klubit, veproi në kundërshtim me çdo rregull sportiv dhe ligjor.

Gjatë ndeshjes, skuadra u ndëshkua me dy kartona të kuq, ndërsa më pas, një pjesëtar i sigurimit ftoi policinë të hyjë në fushë – pa lejen e delegatit. Njëri prej policëve sulmoi fizikisht futbollistin Veton Zeqiri, ndërsa ndaj pjesës tjetër të skuadrës u hodhën fyerje dhe kërcënime.

Por dhuna nuk përfundoi aty.

Policia më pas bastisi dhunshëm zhveshtoren e ekipit, duke kontrolluar gjërat personale të futbollistëve dhe duke justifikuar bastisjen me kërkimin e armëve të ftohta – pa asnjë bazë ligjore apo provë.

Futbollistët më pas u shoqëruan në stacionin policor të Bosilegradit, ku u kërkua deklaratë nga kapiteni i ekipit, ndërsa futbollistit të sulmuar nuk iu lejua të flasë. Më pas, ata u lanë të lirë.

Klubi e quan këtë ngjarje një “dramë të montuar me qëllime etnike e politike”, ndërsa paralajmëron se do të shqyrtojë pjesëmarrjen në garat e ardhshme për shkak të mungesës së sigurisë dhe rrezikut për jetën e sportistëve.

“Po ndaj kujt patëm ne të shkaktojmë dhunë? Ne jemi vetëm për futboll, për sport, si urë lidhëse mes popujve. Por kundër sportit dhe kundër një etnie të tërë janë të tjerët, ata që thurin skenare qesharake”, thuhet në reagimin e KF Tërnoci.

Pamjet e dhunës dhe bastisjes do të publikohen së shpejti nga vetë klubi.

https://www.facebook.com/share/v/1Ab1svMZM1/?mibextid=wwXIfr