TËRMET NË ZVICËR – Lëkundje 3.8 ballë ndihen në disa rajone, pa dëme të raportuaraNga St. Gallen.

Publikuar 1 muaj më parë

Arben Mehmeti

Herët në mëngjesin e sotëm, Shërbimi Sizmik Zviceran (SED) ka regjistruar një tërmet me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter, me epiqendër rreth gjashtë kilometra në lindje të Walenstadt.

Sipas të dhënave zyrtare, lëkundja ka ndodhur në orën 04:24 dhe është ndjerë në disa pjesë të Zvicrës. Edhe në St. Gallen, rreth 40 kilometra larg epiqendrës, shumë qytetarë kanë raportuar se e kanë ndjerë tërmetin.

Brenda një ore nga goditja, SED ka marrë qindra raportime nga banorët, ndërsa deri në mesditë numri i tyre ka kaluar mbi 830. Pavarësisht kësaj, autoritetet konfirmojnë se nuk janë raportuar dëme materiale apo persona të lënduar.

Ndërkohë, hetime gjeologjike janë duke u zhvilluar në zonën Flums Hochwiese, në Seeztal, mes Walenstadt dhe Sargans, ku dyshohet për një formacion shkëmbor potencialisht të paqëndrueshëm.

Policia kantonale bën të ditur se situata është nën kontroll dhe po monitorohet nga autoritetet përkatëse, ndërsa nuk ka informacione shtesë për rrezik të menjëhershëm.

Ekspertët paralajmërojnë se lëkundje pasuese mund të ndodhin në ditët apo javët në vijim, të cilat gjithashtu mund të ndihen nga popullsia.

Sipas Shërbimit Sizmik Zviceran (SED), në Zvicër regjistrohen mesatarisht 3 deri në 4 tërmete në ditë, por vetëm një pjesë e vogël e tyre ndihen nga njerëzit.