Tensionet në Serbi: 121 policë të lënduar gjatë protestave, Daciç: “Policia u sulmua pa arsye
Sot, në një konferencë për media, ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daciç, deklaroi se gjatë tre ditëve të fundit të protestave policia është sulmuar “pa asnjë arsye” nga protestuesit. Ai theksoi se në mesin e tyre tre shtetas të huaj, nga Kroacia, Sllovenia dhe Italia.
“Çfarë po bën një qytetar kroat në një protestë dhe duke sulmuar xhandarmërinë? Imagjinoni sikur një turmë serbe nga këtu të shkonte në Zagreb dhe ta sulmonte policinë e tyre”, tha Daçiq në një konferencë për media.
Sipas tij, zyrtarët policorë janë goditur me mjete të forta, përfshirë gurë, tulla, mjete piroteknike dhe shishe të mbushura me ujë. Ai raportoi se 121 pjesëtarë të policisë janë lënduar, si dhe janë dëmtuar disa automjete të forcave të rendit.
Daciç mohoi akuzat se policia është sjellë në mënyrë brutale, por nuk komentoi raportimet se disa protestues po mbahen nëpër salla sportive, të arrestuar dhe me fytyrën për muri.
Protestat në Serbi kanë hyrë në ditën e tretë, duke u organizuar kryesisht në orët e mbrëmjes. Situata mbetet e tensionuar dhe nuk dihet nëse edhe sonte do të ketë përshkallëzim të tyre.
A1 info