Tensione dhe Incidente në Protestën Masive në Beograd

Publikuar 1 vit më parë

Protesta e madhe në Beograd, e cila ka bllokuar kryeqytetin serb, është shoqëruar me incidente dhe tensione. Sipas raportimeve të Radio Evropa e Lirë, një incident është shkaktuar nga grupi “Studentët që duan të mësojnë”, të cilët konsiderohen si mbështetës të presidentit Aleksandar Vuçiq. Ky grup ka hedhur objekte dhe mjete piroteknike, megjithatë, situata është qetësuar shpejt nga rojet e tyre dhe ka mbetur brenda zonës së mbrojtur nga policia.

Nga ana tjetër, N1 ka raportuar për tensione pranë Parlamentit, ndërsa Nova.rs ka bërë të ditur se xhandarmëria është nisur drejt objektit të Kuvendit. Situata në kryeqytet mbetet e tensionuar dhe zhvillimet po ndiqen me vëmendje të madhe.

(Transmeton Koha, përcjell A1 Info)