Teatri i Podujevës “Avdush Hasani”, zemra që rrah fort për fëmijët e Luginës dhe gëzon buzëqeshjet e tyre
BUJANOC – Magjia e teatrit për fëmijë mbushi sot Shtëpinë e Kulturës me ngjyra, emocione dhe buzëqeshje. Shfaqja “ELI” u mirëprit me entuziazëm të madh nga dhjetëra fëmijë dhe prindër, duke sjellë një atmosferë të gjallë dhe të paharrueshme.
“ELI” solli në skenë një histori të ngrohtë, plot imagjinatë dhe mesazhe pozitive, që u duartrokit gjatë nga publiku i vogël. Salla ishte e mbushur përplot, duke dëshmuar edhe një herë se arti i fëmijëve është i dashur dhe i nevojshëm në Luginë.
Shfaqja u zhvillua në kuadër të programit kulturor “NëntorLuginë”, me mbështetje të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, nën monitorimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd, si dhe me mbështetjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Një ditë e bukur, një skenë e gjallë dhe një kujtim i çmuar për fëmijët e Bujanocit.



