TË PREMTEN KOSOVA LUAN NDESHJEN ME FRANCËN NË FUTSALL

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall do të luajë nesër ndaj Francës për kualifikim për “Euro 2026”.
“Dardanët” janë grumbulluar para disa ditësh për ndeshjen e rëndësishme kualifikuese që do të zhvillohet me 31 janar kundër Francës në Prishtinë. Përzgjedhësi Agon Ramadani ka punuar këto ditë me ekipin dhe pret që të zhvillojnë një ndeshje të madhe ndaj një kundërshtari të fortë, njofton Epoka e Re, përcjell a1info.
Sipas gazetës Epoka e Re, Kosova ka grumbulluar 3 pikë në dy ndeshjet e para, me një fitore ndaj Bullgarisë dhe një humbje ndaj Gjeorgjisë në udhëtim, ndërsa Franca ka 6 pikë nga dy ndeshjet. Ky takim do të zhvillohet në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00.