TË DIELEN NIS KAMPIONATI: KF LUGINA MYSAFIRE E KF ÇELIKU !
Të dielen nis Kampionati në futboll. Klubi Futbollistik Lugina, lojën e parë do ta zhvillojë mysafire e KF Çeliku. Me këtë rast, futbollistët tanë kërkojnë mbështetje nga publiku dhe nga dashamirët e këtij Klubi.
Lidhur me fillimin e sezonit të ri, në faqen e këtij ekipi shkruan:
“Të dielën fillon kampionati, dhe KF Lugina ndeshjen e parë e zhvillon si mysafir kundër ekipit KF Çeliku. Në ditët në vijim do të bëhet edhe prezantimi i dresave të reja për sezonin 2025/26, së bashku me Sponsorin Gjeneral “TOSUNI DIENSTLEISTUNGEN GMBH” me pronar z.Erduan Tosuni Ju ftojmë të gjithë të jeni pranë ekipit tonë dhe ta mbështesim KF Luginën në çdo hap të këtij sezoni të ri “.
A1info