Tatlıses flet për fëmijët në konflikt dhe zbulon vendimin për testamentin
Këngëtari i njohur turk, İbrahim Tatlıses, ka folur sërish për marrëdhëniet e tensionuara me disa prej fëmijëve të tij dhe ka dhënë një deklaratë të fortë lidhur me testamentin e tij.
I pyetur nga gazetarët: “A e keni menduar testamentin?”, Tatlıses është përgjigjur shkurt dhe prerë:
“E kam lënë te shteti. Asnjë qindarkë, asnjë. Për shkak të disa personave, edhe të tjerët do të mbeten të dëmtuar.”
Deklarata e tij ka tërhequr vëmendje të madhe në mediat turke, duke ringjallur diskutimet mbi konfliktet familjare që ai ka pasur ndër vite dhe mënyrën se si kjo mund të ndikojë në shpërndarjen e pasurisë së tij.
Tatlıses, i cili prej vitesh është një nga emrat më të njohur të muzikës popullore turke, ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes edhe për jetën e tij private dhe marrëdhëniet familjare të komplikuara.