Tallava pushteti, analfabetizëm funksional dhe rekete me qytetarët: Shfaqja vazhdon…

Publikuar 1 vit më parë

Ajo që po ndodh në komunën tonë nuk është më thjesht papërgjegjësi administrative është tallje e hapur me qytetarët. Është teatër i pistë, me aktorë të paaftë që luajnë rolet e zyrtarëve publikë, ndërkohë që qytetarët presin në radhë për të drejtat më bazike.

Disa ditë më parë, shefi i urbanizmit del në publik dhe bën thirrje “mos hezitoni, jemi këtu për të zgjidhur problemet tuaja”. Vetëm 48 orë më vonë, kryetarja dhe stafi i saj postojnë letra në rrjete sociale, duke kërkuar nga ministria “udhëzime për ta zgjidhur problemin”.

Shefi i urbanizmit duke i bërë thirrje qytetarëve për ndihmë.

Pra, në fillim premtohet zgjidhje pastaj kërkohet të mësohet se si bëhet zgjidhja?!

Në çdo vend normal kjo do të ishte një skenë tragjikomike. Por këtu nuk ka asgjë për të qeshur. Kjo është dëshmi se jemi të udhëhequr nga një kastë njerëzish që nuk e dinë çfarë bëjnë. Dhe për më keq e dinë që nuk dinë, por mjafton që janë në pushtet.

Kjo është një qeverisje tallava jo për qytetarët, por për xhepat e tyre, për votat e blera dhe për interesat personale që mbështillen me fjalë patriotike.

Por poshtë kësaj maskarade me zarfë dhe letra, po ndodh një krim më i madh:
Reket i pastër nga zyrtarët e administratës komunale, të cilët në vend që të shërbejnë qytetarëve, janë mobilizuar për t’i zhvatur ata.

Në vend që të japin zgjidhje institucionale, këta “funksionarë” bëjnë propagandë për firma që janë në konflikt të qartë interesi. U thonë qytetarëve: Na jepni para, ne ua rregullojmë legalizimin, lejen, dokumentet. Po kush jeni ju? Institucion apo mafie ndërtimore?

Qytetarët me halle, gurbetçarë që kanë lënë djersën e jetës në mërgim, po detyrohen të paguajnë dhjetëfishin për diçka që ligji ua garanton falas. E kjo nuk ndodh rastësisht është një sistem i mirëorganizuar që përfshin lidhje me individë nga Vranja, Surdulica, Gadzhin Han e më gjerë.

Ky është krim institucional, i mbështjellë me flamur kombëtar në fushatë dhe me mashtrim në zyrë.

Dhe të mos harrojmë, këta të njëjtët njerëz që sot nuk dinë si të japin një numër shtëpie, janë ata që në fushatë tundin flamurin e Shqipërisë e flasin për “kombin e madh shqiptar”. Po a ka më turp se të përdorësh ndjenjën kombëtare për të fshehur hajdutërinë?

Sot, jemi përballë një spastrimi etnik administrativ: jo me polici, por me letra që s’vijnë kurrë, me procedura që zvarriten me muaj, me “zgjidhje” që kushtojnë shtrenjtë dhe me heshtje që vret, po nga vetë “shqiptarët”.

Por faji nuk është vetëm i tyre. Faji është edhe i atyre që ua kanë shitur votën për një zarf, për një premtim, për një tender, për një post. Sot, të njëjtët qytetarë që e shitën dinjitetin për pak lekë, sorollaten dyerve për një copë letër, për një shërbim elementar.

Në ditët në vijim, do të sjellë video-analizë me fakte dhe dëshmi për këtë fenomen të frikshëm: analfabetizmi funksional i pushtetit dhe mashtrimi i qytetarëve nga “patriotët me firmë e vulë”.

Siq do të potenconte Faik Konica; “Ruaje Zot Shqipërinë nga shqiptarët”

Sepse nuk mund të lejojmë që kjo shfaqje tallava të vazhdojë pa duartrokitje ironike. Kjo nuk është më komunë kjo është turpi i institucionalizuar.
K.S