Takim me kampionët e Preshevës, mbështetje për sportin dhe talentet vendore
Kryetarja e Ardita Sinani ka theksuar edhe një herë se Komuna e Preshevës ka sportistë kampionë që po e përfaqësojnë me dinjitet qytetin në arenën ndërkombëtare. Këtë e dëshmon edhe takimi i sotëm me Mizan Hetemin, prindin e boksierit nga Presheva, Ali Hetemi, kampion në World Boxing Federation (W.B.F) dhe mbajtës i titullit Intercontinental Champion.
Delegacioni u udhëhoq nga promotori i boksit, Avdyl Salihu, ndërsa pjesë e tij ishin edhe trajnerët e boksit Burimi Salihu dhe Enver Salihu.
Gjatë takimit u vlerësua puna dhe përkushtimi i sportistëve preshevarë, të cilët po arrijnë suksese të rëndësishme dhe po e ngritin emrin e Preshevë në skenën ndërkombëtare të sportit. U theksua se përkrahja institucionale ndaj sportistëve është investim i drejtpërdrejtë në rezultate konkrete, zhvillim sportiv dhe motivim për gjeneratat e reja.
Komuna mbetet e përkushtuar që të vazhdojë mbështetjen për talentet vendore, duke krijuar kushte më të mira për stërvitje dhe afirmim të tyre në gara kombëtare dhe ndërkombëtare.