Takim me Ambasadorin e Finlandës në Beograd: Kërkuam angazhim më të madh të OSBE-së për respektimin e marrëveshjeve
Sot, në Beograd, deçuteti popullor Shaip Kamberi së bashku me Enkel Rexhepin, zhvilluan një drekë pune me Ambasadorin e Finlandës, z. Niklas Lindqvist, në rezidencën e tij.
Në takim u diskutua roli i rëndësishëm i Finlandës si kryesuese e OSBE-së për këtë vit, duke pasur parasysh se të gjitha marrëveshjet tona me Beogradin janë arritur nën ndërmjetësimin e OSBE-së.
Për këtë arsye, shtruam nevojën e një angazhimi më të madh të Misionit të OSBE-së në Beograd, në mënyrë që të ndikojë tek autoritetet qendrore për respektimin e marrëveshjeve të arritura.
Gjithashtu, u theksua fakti se të hënën, në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së, në Beograd do të qëndrojë për vizitë Ministri i Jashtëm i Finlandës. Nga Ambasadori kërkuam që ta njoftojë atë mbi problematikat tona dhe mbi diskriminimin që po ushtrohet.