Sulm ndaj një polici gjatë bastisjes së një banese në Bujanoc
Gjatë një bastisjeje të zhvilluar në një banesë në Bujanoc, një zyrtar policor është sulmuar, konfirmon Policia e Vranjës.
Gjatë kontrollit, policia ka gjetur mallra tekstili të markave të njohura, të cilat nuk kishin dokumentacion shoqërues.
Gjatë ndërhyrjes, një burrë 42-vjeçar ka shtyrë dhe goditur një polic, për çka është ndaluar menjëherë nga autoritetet.
Prokuroria ka urdhëruar ngritjen e kallëzimit penal për veprën penale të sulmit ndaj një zyrtari në detyrë. Po ashtu, është iniciuar procedura për një kallëzim penal lidhur me përdorimin e paautorizuar të emrit të një biznesi dhe emërtimeve të tjera të mallrave apo shërbimeve.
Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.