Sukseset e profesor Veton Saqipit vazhdojnë – Lina Bajrami zë vendin e dytë në garën ndërkombëtare të atletikës në Suharekë
Suharekë, 28 Nëntor – Në garën ndërkombëtare të atletikës me rastin e Festës së 28 Nëntorit, nxënësja e Gjimnazit “Skënderbeu” në Preshevë, Lina Bajrami, arriti një sukses të jashtëzakonshëm duke u renditur në vendin e dytë në disiplinën e vrapimit.
Bajrami, e cila prej vetëm dy muajsh stërvitet profesionalisht nga Mr. Sc. Prof. Veton Saqipi, dëshmoi edhe një herë nivel të lartë përgatitjeje dhe talenti, duke i dhënë Gjimnazit “Skënderbeu” suksesin e tretë radhazi në garat ndërkombëtare.
Profesor Veton Saqipi, i njohur për punën dhe përkushtimin e tij në ndërtimin e gjeneratave të reja sportive në Preshevë, po vazhdon regjistron rezultate të njëpasnjëshme me nxënësit e tij, duke e vendosur shkollën dhe rajonin në qendër të vëmendjes në arenën atletike.
Suksesi u përkrah edhe nga Kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, i cili përgëzoi talentin e ri dhe punën e palodhshme të stafit profesional.
Ky është edhe një dëshmi se investimi në sport dhe punë profesionale sjellin rezultate të prekshme dhe krenari për komunitetin e Preshevës.