Sudani njeh pavarësinë e Kosovës – njofton Presidentja Vjosa Osmani
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka njoftuar sot se Sudani ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.
“Mirënjohje për Republikën e Sudanit për këtë akt të rëndësishëm, që forcon subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit tonë,” ka shkruar Presidentja Osmani në një postim në rrjete sociale.
Me këtë vendim, Sudani i bashkohet listës së shteteve që e njohin Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.
A1info