STUDENTËT SHPALLËN BLLOKADË NË UNIVERSITETIN SHTETËROR

Publikuar 1 vit më parë

Studentët e Universitetit Shtetëror në Novi Pazar, sot i kanë shpallur bllokadë institucionit më  të lartë të arsimit , pas së cilës kanë hyrë në ambientet e DUNP-së.

Fillimisht, studentët mbajtën gjashtëmbëdhjetë minuta heshtje në nderim të viktimave në Novi Sad, si dhe Ernad Bakan nga Novi Pazari.

Sipas Portalit Novi Pazar Tv, studentët e mbledhur para Universitetit Shtetëror përsëritën kërkesat e të gjithë studentëve në Serbi, por edhe gjykimin lidhur me vrasjen e Ernad Bakan, njofton, a1info.

Pas kësaj, studentët paralajmëruan një takim që duhej të mbahej në ambientet e universitetit, dyert e të cilit ishin të mbyllura.Të mbledhur para universitetit, studentët votuan për bllokimin e tij dhe pas disa orësh pritjeje për hapjen e dyerve, arritën t’i hapin dhe të hyjnë në DUNP.

Qytetarët e mbledhur ishin gjatë gjithë kohës para DUNP-së, të cilët iu bashkuan kolegëve të Parlamentit Studentor, të cilët kujtojmë se i kanë mbështetur dje.

(foto e huazuar nga Portalit Novi Pazar Tv)