Stojkoviq: Vuçiqi planifikoi luftë në Kosovë në vjeshtën e vitit 2023 – propagandën e financoi vetë SNS

Publikuar 1 vit më parë

📍 Beograd, 23 shtator 2025 – Avokati dhe aktivisti Čedomir Stojkoviq ka akuzuar ashpër partinë në pushtet SNS dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq për përgatitje të drejtpërdrejta për një konflikt të armatosur në Kosovë gjatë vitit 2023. Sipas tij, fushata me grafite “Kad se vojska na Kosovo vrati” nuk ishte spontane, por pjesë e një strategjie të qëllimshme shtetërore për nxitje të luftës, e financuar nga vetë partia e Vuçiqit.

Çedomir Stojkiviq

🔍 Zbulimet e reja të revizorëve shtetërorë në Serbi kanë konfirmuar se këto grafite u porositën dhe u financuan nga fondet e SNS-it gjatë verës së vitit 2023, duke hedhur poshtë pretendimet e mëhershme të pushtetit se bëhej fjalë për “aktivitet të pavarur të organizatave patriotike”.

“Pyetja që të gjithë po shmangin është: Pse? Përgjigjja është e qartë – sepse Vuçiq po përgatitej të niste një luftë në Kosovë,” – deklaroi Stojkoviq në një analizë të publikuar në rrjetet sociale.

Plani me tri faza

Sipas Stojkoviqit, strategjia e Vuçiqit ishte ndërtuar në tri faza:

Krijimi i narrativës së rreme për gjoja përgatitje për “genocid ndaj serbëve në Kosovë” nga ana e Qeverisë së Kosovës, përmes një fushate intensive në mediat pro-qeveritare në Serbi. Futja e një grupi paramilitar, i udhëhequr nga Milan Radojiçiq, në territorin e Kosovës më 24 shtator 2023, me qëllim të shpërthimit të konfliktit të armatosur – duke ndjekur modelin rus të Donbasit në vitin 2014. Përdorimi i këtij konflikti si justifikim për futjen e ushtrisë serbe në Kosovë “për mbrojtje të serbëve”, duke provokuar një luftë të hapur.

Fati i planit të dështuar

Sipas Stojkoviqit, ndërhyrja e forcave të sigurisë së Kosovës ndaloi planin në fazën e dytë, duke eliminuar tre militantë dhe duke vrarë një polic të Kosovës në aksionin e njohur si Beteja e Banjskës. Grupi i mbetur paramilitar u tërhoq përmes maleve drejt territorit të Serbisë, ku – sipas akuzave – u strehua nga ushtria dhe shërbimet sekrete serbe.

Stojkoviq: Vuçiq rrezikoi vendin për interesa personale

Avokati i njohur theksoi se ky plan ishte i koordinuar me interesat strategjike të Kremlinit, në një përpjekje të përbashkët për të krijuar destabilitet në Evropë, në mënyrë që të shpërqendrohej vëmendja nga lufta në Ukrainë dhe të rritej presioni ndaj BE-së.

“Popullit të Serbisë iu bë një operacion psikologjik. Grafitet ‘Kad se vojska na Kosovo vrati’ ishin përgatitje psikologjike për të normalizuar në vetëdijen kolektive idenë e luftës,” – tha Stojkoviq.

Kërkesa për përjashtimin e SNS nga partitë evropiane

Në fund të deklaratës së tij, Stojkoviq kërkoi nga Partia Popullore Evropiane (EPP) që të përjashtojë menjëherë SNS nga radhët e saj, për shkak të përfshirjes në nxitjen e një lufte dhe shkelje të parimeve themelore demokratike dhe të paqes në Evropë.