Stojkoviq akuzon Vuçiqin për emigrim masiv, në hartën e publikuar e paraqet Kosovën jashtë Serbisë
Avokati dhe kritiku i qeverisë serbe, Çedomir Stojkoviq, ka deklaruar se gjatë 14 viteve të pushtetit të presidentit Aleksandar Vuçiq, rreth 650 mijë qytetarë të Serbisë janë larguar nga vendi, duke e cilësuar këtë fenomen si një “eksod” të shkaktuar nga politikat e qeverisë. Sipas tij, rreth 550 mijë shtetas serbë kanë marrë lejen e parë të qëndrimit në vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa numri total rritet duke përfshirë edhe emigrimin drejt SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Zvicrës, Australisë dhe Zelandës së Re.

Në publikimin e tij, Stojković ka shpërndarë edhe një hartë të Serbisë, në të cilën Kosova paraqitet e ndarë nga Serbia, detaj që ka tërhequr vëmendje dhe është bërë pjesë e debatit në rrjetet sociale.
Sipas Stojković, shifra prej 650 mijë të larguarish është e barabartë me popullsinë e Principatës së Serbisë sipas regjistrimit të vitit 1834, të organizuar nga Milosh Obrenoviq.
Këto janë pretendime të bëra nga Çedomir Stojković dhe nuk janë konfirmuar si të dhëna zyrtare nga institucionet shtetërore të Serbisë. Qeveria serbe ka kundërshtuar më parë akuza të ngjashme, duke theksuar se migrimi është një fenomen që prek shumë vende të rajonit.