Stjepan Mesiq nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Gjilanit me iniciativë të Kushtrim Kadriut

Publikuar 1 vit më parë

Me iniciativë të z. Kushtrim Kadriu, në marrëveshje me mikun dhe shokun e pandarë të presidentit Stjepan Mesiq, z. Idris Sulejmani, njëkohësisht shef i protokollit të kësaj vizite, nderohet Presidenti i Kroacisë 2000–2010, z. Stjepan Mesiq, me titullin “Qytetar Nderi”, i cili njihet si miku më i madh i popullit shqiptar.

Gjilan, 2 qershor 2025, presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, do të nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Komunës së Gjilanit, me iniciativë të kryetarit të Kuvendit dhe liderit të Lëvizjes “Vatra”, z. Kushtrim Kadriu – mëson A1 Info.

Sipas shefit të protokollit të presidentit Mesiq, z. Idris Sulejmani, ky nderim vjen si mirënjohje për kontributin e Mesiqit në mbështetje të çështjes shqiptare dhe angazhimin e tij për paqe dhe stabilitet në Ballkan.

“Nderojmë një figurë që ka qenë krah i drejtësisë dhe zë i së vërtetës në momente vendimtare për popullin shqiptar,” thuhet në arsyetimin e nismës së ndërmarrë nga Lëvizja “Vatra”.

Ceremonia solemne e ndarjes së titullit do të mbahet më 06.06.2025, në Kuvendin Komunal të Gjilanit, ku pritet të marrin pjesë personalitete nga vendi dhe rajoni.

A1 info