STADIUMI I QYTETIT NË PRESHEVË NË GJENDJE TË MJERUESHME
STADIUMI I QYTETIT NË GJENDJE TË MJERUESHME
Edhe pse para zgjedhjeve të qershorit, kishin nisur punimet për rregullimin e stadiumit të qytetit në Preshevë, punimet ishin ndalur me ardhjen në pushtet të Organit të Përkohshëm, të cilat punime ishin ndërprerë pa ndonjë shpjegim të shëndoshë.
Ende stadiumi është në gjendjen e para zgjedhjeve dhe nuk dihet se kur do të rinisin punimet për përfundimin e tij, në mënyrë që ekipet tona t’i zhvillojnë ndeshjet në stadiumin e tyre.
Kjo mbetet të shihet në të ardhmen, por një gjë dihet se tani për tani, gjendja faktike e stadiumit është e mjerueshme…