Sot u mbajt protestë e serbëve në Jarinjë, rikthehet qarkullimi normal i automjeteve
JARINJË – Sot është mbajtur një protestë rreth dyorëshe nga qytetarë serbë në pikëkalimin kufitar në Jarinjë. Pas përfundimit të protestës, protestuesit janë shpërndarë të qetë dhe nuk është raportuar për ndonjë incident.
Gjatë kohës së protestës, qarkullimi i automjeteve në këtë pikë kalimi ishte bllokuar përkohësisht, ndërsa pas shpërndarjes së protestuesve trafiku ka rifilluar normalisht.
Protesta u organizua nga subjekti opozitar në Serbi, Partia e Re Demokratike. Sipas organizatorëve, protesta u thirr si formë kundërshtimi ndaj vendimit të Republikës së Kosovës për të nisur zbatimin e dy ligjeve, atij për të Huajt dhe atij për Automjete.