Sot, 32 vite mister: Sipas dëshmive, Sinan Vitija mund të jetë ekzekutuar nga pjesëtarë të MPB-së së Maqedonisë

Publikuar 9 muaj më parë

Zhdukja e pilotit shqiptar Sinan Vitija, e ndodhur më 28 nëntor 1993 në aeroportin e Shkupit, vazhdon të mbetet një nga rastet më të errëta dhe të pashpjeguara të viteve ’90 në Maqedoninë e atëhershme. Edhe sot kur bëhen 32 vite, institucionet nuk kanë dhënë asnjë informacion përfundimtar për fatin e tij, ndërsa familja mbetet në kërkim të së vërtetës.

Aeroporti i Shkupit ku Sinan Vitija humbi çdo gjurmë!

Kërkesa e parë parlamentare për sqarim – viti 1996

Në vitin 1996, një deputet i Kuvendit të Maqedonisë së atëhershme Nazmi Maliqi, kërkoi nga qeveria shpjegime zyrtare për fatin e Sinan Vitijës. Qeveria në përgjigjen e saj deklaroi se Vitija kishte përdorur “pasaportë të falsifikuar” dhe se ishte “deportuar” nga territori i Maqedonisë. Megjithatë, familja e cilësoi këtë version të paargumentuar.

Rasti rikthehet në Kuvend – viti 2018

Në vitin 2018, deputeti shqiptar Fadil Zendeli parashtroi sërish pyetje parlamentare ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, duke kërkuar sqarime konkrete mbi zhdukjen. Ministri i asaj kohe premtoi se rasti do të rihapej dhe do të jepej përgjigje zyrtare, por deri më sot familja nuk ka marrë asnjë informacion.

Hapat ligjorë – një avokat merr përsipër çështjen

Pas shumë përpjekjeve dhe hezitimit të disa avokatëve për të marrë rastin të cilit frigoheshin, familja arriti të gjejë një përfaqësues ligjor që nisi një procedurë të re hetimore.

Sipas avokatit të familjes, nga dokumentet e siguruara deri më tani rezulton se:

• Nuk ka ekzistuar asnjë procedurë penale ndaj Sinan Vitijës në Prokurorinë e Shkupit;

• Nuk ka patur asnjë vendim gjyqësor që ai të ishte dënuar për pasaportë të falsifikuar;

• Nuk ka dokument që të vërtetojë deportimin e tij nga Maqedonia;

• Asnjë dosje penale për Sinan Vitijën nuk ekziston as në Prokurorinë, Gjykatat apo evidencën e të dënuarve në Serbi.

Këto të dhëna, sipas dëshmive të  avokatit, e hedhin poshtë versionin zyrtar të dhënë në vitin 1996 që ngritë dyshine se Sinan Vitija u egzekutua përmbrenda Maqedonsë.

Dyshimet e familjes

Bazuar në dëshmitë e grumbulluara nga avokati dhe familjarët, ata dyshojnë se Sinan Vitija mund të jetë rrëmbyer dhe ekzekutuar nga pjesëtarë të MPB-së së Maqedonisë së atëhershme. Familja pohon se përgjegjësia politike i bie ministrit të brendshëm të atëhershëm, Ljupço Frçkovski, si dhe zyrtarëve të MPB-së që shërbenin atë ditë në aeroport.

Këto pretendime janë të familjes bazuar në dëshmitë që janë grumbukkuar nga avokati, dhe nuk janë konfirmuar zyrtarisht, por as nuk janë hedhur poshtë nga institucionet që prej vitit 1993.

Mesazhi i bashkëshortes së Vitijës

E pyetur nga A1info për mesazhin drejtuar udhëheqësisë së sotme të Maqedonisë së Veriut, bashkëshortja e Sinan Vitijës tha:

“Kërkoj të na kthehen eshtrat e burrit tim, që të paktën të pushojë aty ku e meriton. Ne kërkojmë vetëm të vërtetën.”

Kush ishte Sinan Vitija?

Sinan Vitija ishte pilot i klasit të parë në aviacionin e ish-Jugosllavisë. Në vitin 1992, gjatë luftës në Kroaci, ai themeloi Gardën “Skënderbeu” në Zarë, ku iu bashkuan shumë vullnetarë shqiptarë. Ai njihej si një luftëtar i disiplinuar dhe i përkushtuar.

Për kontributin e tij në mbrojtjen e Kroacisë, Vitija u nderua edhe me mirënjohje nga ish-presidenti kroat Franjo Tudjman.

Rasti mbetet i pazgjidhur

Pavarësisht përpjekjeve të shumta për të zbardhur ngjarjen, asnjë institucion shtetëror nuk ka ofruar ende një përgjigje përfundimtare për fatin e pilotit shqiptar. Familja e tij vazhdon betejën për drejtësi, duke kërkuar që çështja të trajtohet me seriozitet dhe transparencë.

A1info