Sokol Guga sjell “Fly Project” në “Krishtlindje në Tiranë 2026”Tirana bëhet gati për një spektakël të madh muzikor
Një nga grupet më të njohura të muzikës dance në Evropë, Fly Project, do të jetë pjesë e edicionit të radhës të spektaklit festiv “Krishtlindje në Tiranë 2026”, një produksion i ideuar dhe realizuar nga producenti Sokol Guga.

Me hite që kanë bërë jehonë në skenat ndërkombëtare dhe kanë pushtuar klasifikimet muzikore në shumë vende të botës, Fly Project pritet të sjellë në Tiranë një atmosferë të jashtëzakonshme festive, duke e kthyer skenën e “Krishtlindje në Tiranë 2026” në një pikëtakim të muzikës, spektaklit dhe emocioneve.
Ky është një tjetër emër i madh ndërkombëtar që i bashkohet një prej eventeve më të rëndësishme festive në Shqipëri. Përmes këtij produksioni, Sokol Guga synon të sjellë për publikun shqiptar një spektakël të nivelit të lartë, duke ndërthurur traditën e festave të fundvitit me muzikën moderne dhe artistët më të njohur.
“Krishtlindje në Tiranë” është kthyer tashmë në një traditë të rëndësishme artistike dhe kulturore, duke mbledhur çdo vit në një skenë emra të njohur të muzikës, televizionit dhe artit. Edicioni i vitit 2026 premton të jetë edhe më spektakolar, me surpriza të shumta dhe artistë të njohur nga Shqipëria dhe skena ndërkombëtare.
Pas suksesit të edicioneve të mëparshme, Guga rikthehet me një produksion të ri, duke e ngritur edhe më tej standardin e këtij spektakli festiv. Prania e Fly Project pritet të jetë një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes dhe një nga surprizat më të mëdha për publikun.
Kështu, “Krishtlindje në Tiranë 2026” nis të zbulojë disa prej kartave të forta të këtij edicioni, ndërsa pritshmëritë për një natë të mbushur me muzikë, drita, emocione dhe spektakël janë gjithnjë e më të mëdha.
Tirana bëhet gati për një Krishtlindje ndryshe… dhe këtë herë, ritmi vjen edhe nga Fly Project!