Sokol Guga prezanton skenografinë e spektaklit “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” – Ulqin 2026
6kenografia e spektaklit madhor “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” u prezantua si një kompozim simbolik i ndërtuar mbi dritën, hapësirën dhe ndjeshmërinë shpirtërore, duke reflektuar thellësisht figurën universale të Shën Terezës.
Një pjesë e skenografisë, e realizuar nga skenografi i njohur Bledar Gerçaliu, shfaqet si një strukturë artistike ku elementi vizual bashkëjeton me dimensionin shpirtëror, duke krijuar një atmosferë meditimi dhe frymëzimi. Përmes dritës dhe formës, skena bëhet jo vetëm hapësirë artistike, por edhe simbol identiteti dhe përkatësie.

Spektakli “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës 2026” vjen si rezultat i përkushtimit të Sokol Gugës dhe i dashamirëve të ruajtjes së identitetit kombëtar dhe kulturor shqiptar. Ky projekt synon të nderojë figurën e Shën Terezës si një simbol që i përket mbarë njerëzimit, por që rrënjët i ka thellësisht shqiptare.
Pas jehonës që po merr në trojet shqiptare, ky spektakël pritet që në të ardhmen të prezantohet edhe në qendra të rëndësishme botërore, duke çuar mesazhin e paqes, humanizmit dhe kulturës shqiptare përtej kufijve.
“Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” nuk është vetëm një shfaqje artistike, por një udhëtim shpirtëror dhe kulturor që bashkon artin, historinë dhe identitetin kombëtar në një gjuhë universale.
A1 info