Skandal në Serbi: Milivojeviq akuzon shqiptarët e Tërnocit për dhunë dhe trafik droge gjatë protestës studentore!
Një deklaratë shpërthyese ka tronditur opinionin publik në Serbi! Kryetari i Partisë Demokratike (DS), Srđan Milivojeviq, ka lëshuar akuza të rënda duke pretenduar se dhuna që shpërtheu më 15 mars në Parkun Pionirski gjatë protestës studentore ishte orkestruar nga grupe të organizuara kriminale, mes tyre edhe shqiptarë nga Tërnoci i Madh!
Në një intervistë për agjencinë Beta, Milivojeviq pretendoi se individë të njohur për trafik droge ishin sjellë qëllimisht për të provokuar trazira dhe për të diskredituar protestën. “Mes tyre ishte një grup i madh që flisnin shqip. Sipas informacioneve tona, ata ishin shpërndarës droge nga Tërnoci i Madh, ndërsa disa të tjerë erdhën nga Kosova,” u shpreh ai, duke shtuar se këta persona figurojnë në dosjet e Ministrisë së Punëve të Brendshme si pjesë e grupeve kriminale.
Kush i solli dhe për çfarë qëllimi?
Pretendimet e Milivojeviqit ngrisin dyshime të mëdha mbi rolin e autoriteteve serbe në këtë skenar të errët. A janë këto individë përdorur për të manipuluar protestën dhe për të krijuar kaos të kontrolluar?
Këto deklarata kanë shkaktuar një valë reagimesh, ndërsa institucionet shtetërore ende nuk kanë dhënë ndonjë reagim zyrtar. Situata mbetet e tensionuar dhe opinioni publik pret përgjigje: A janë akuzat e Milivojeviqit të bazuara apo thjesht një përpjekje për të shtuar ndasitë etnike?
A1info