Sinjalizimi rrugor vetëm në cirilik, kërkohet plotësimi edhe në gjuhën shqipe në Preshevë

Publikuar 1 ditë më parë

PRESHEVË – Gjatë ditës së sotme, ekipet e Ndërmarrjes Publike „Putevi Srbije – Rrugët e Serbisë“ kanë zhvilluar punime për vendosjen e sinjalizimit horizontal në rrugët e territorit të Komunës së Preshevës.

Gjatë punimeve, në një segment rrugor pranë një objekti shkollor është konstatuar se shënimi përkatës i komunikacionit ishte vendosur vetëm në gjuhën serbe, duke përdorur alfabetin cirilik.

Pas konstatimit të kësaj gjendjeje, janë ndërmarrë menjëherë veprimet përkatëse dhe është kërkuar që sinjalizimi të plotësohet edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me statusin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në territorin e Komunës së Preshevës.

Lidhur me rastin, Inspektorit të Komunikacionit pranë Drejtoratit për Punë të Inspeksionit i është paraqitur kërkesë për ndërmarrjen e masave përkatëse. Çështja është përcjellë edhe përmes komunikimit telefonik, me qëllim që të sigurohet korrigjimi dhe plotësimi i sinjalizimit në gjuhën shqipe.

Nga Këshilli Komunal theksohet se mbetet i përkushtuar për respektimin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, si dhe për zbatimin e standardeve përkatëse në fushën e sinjalizimit dhe sigurisë në komunikacion në territorin e Komunës së Preshevës.

Sekretar i Këshillit Komunal,Enver Aliu