Shtyhet ndeshja mes Barcelonës dhe Osasunës për shkak të një rasti tragjik

Publikuar 1 vit më parë

Ndeshja mes Barcelonës dhe Osasunës, e paraparë të luhej të shtunën në ora 21:00, është shtyrë për shkak të një ngjarjeje të rëndë.

Barcelona ka konfirmuar se arsyeja e shtyrjes është ndarja nga jeta e papritur e doktorit të ekipit të parë, Carles Minarro Garcia.

Lojtarët e Barcelonës janë njoftuar për lajmin e hidhur nga vetë presidenti i klubit, pak pasi kishin arritur në stadium, ndërsa futbollistët e Osasunës, të cilët po kryenin nxehjen në fushë, janë informuar menjëherë dhe janë larguar nga fusha.

Klubi katalanas ka bërë të ditur se ndeshja do të zhvillohet në një datë tjetër, që pritet të konfirmohet së shpejti.

Ngushëllime familjes dhe të afërmve të Carles Minarro Garcia.