Shqiptari që shpëtoi delen nga zjarri, përzgjidhet nga BBC si foto ikonë e vitit 2025
BBC ka përfshirë fotografinë e shqiptarit Olsien Muçobega, i cili shpëtoi një dele nga flakët në Greqi, në listën e 12 imazheve më të fuqishme të vitit 2025.
Pamja e realizuar nga Thanasis Stavrakis e tregon 33-vjeçarin nga Tepelena duke mbajtur delen mbi motor mes tymit e zjarreve në Patras, duke u bërë simbol i humanizmit dhe guximit. BBC e ka cilësuar imazhin si një “Barinj i Mirë modern”, me mesazh të fortë solidariteti dhe shprese.