Shqiptarët pran Ukrainës: Bashkia Roskovec do të mirëpres delegacionin ukrainas në kuadër të programit “Shadowing”
Bashkia Roskovec do të mirëpres zyrtarisht delegacionin e Bashkisë Letychiv të Ukrainës në kuadër të Programit të Vizitës Shadowing, i cili do të zhvillohet nga data 21 deri më 26 qershor 2026. Ky aktivitet përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve institucionale dhe shkëmbimin e përvojave mes dy njësive të qeverisjes vendore-shprehet Znj. Majlinda Bufi.
Programi është organizuar në bashkëpunim ndërmjet Bashkisë Roskovec dhe Bashkisë Letychiv dhe synon të krijojë mundësi konkrete për të nxënë nga përvojat më të mira në fushën e qeverisjes vendore, ofrimit të shërbimeve publike, zhvillimit ekonomik lokal, menaxhimit të projekteve ndërkombëtare dhe ndërtimit të partneriteteve afatgjata.
Kjo iniciativë zhvillohet në kuadër të projektit “Pathways of Partnership”, të mbështetur nga NALAS përmes nismës “Bridges of Trust” të programit U-LEAD with Europe, duke u mbështetur në Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar ndërmjet Roskovecit dhe Letychiv. Dokumenti pasqyron vullnetin e përbashkët për shkëmbim ekspertize, transferim të praktikave më të mira dhe forcim të kapaciteteve institucionale.
Ceremonia e hapjes do të zhvillohet në praninë e personaliteteve të rëndësishme të qeverisjes vendore dhe diplomacisë. Të pranishmit do të përshëndetën nga Kryetarja e Bashkisë Roskovec, znj. Majlinda Bufi, Kryetari i Bashkisë Letychiv, z. Ihor Tysiachnyi, Ambasadori i Ukrainës në Tiranë, z. Volodymyr Shkurov, Drejtori i NALAS Albania, z. Elton Stafa, si dhe Drejtoresha Ekzekutive e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, znj. Adelina Ferrici.
Në aktivitet priten të marrin pjesë gjithashtu edhe kryetarët e bashkive Lezhë dhe Dimal.