Shqiptarët gjithnjë e më të avancuar në Zvicër – Dr. Mirsad Osmani hap ordinancë mjekësore në Flums (video)
Zvicër – Një tjetër sukses i mjekëve shqiptarë në mërgatë po vjen nga kantoni i St. Gallen-it. Dr. Mirsad Osmani, një emër i njohur në komunitetin shqiptar në Zvicër, ka hapur ordinancën e tij mjekësore GESUNDHEITSPRAXIS FLUMS në adresën Kirchstrasse 7, 8890 Flums.
Ky është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët që jetojnë në regjionin e St. Gallen dhe Graubünden, të cilët tashmë kanë mundësinë të përfitojnë nga shërbimet mjekësore të një profesionisti shqiptar, në gjuhën dhe kulturën që i përfaqëson.
Shqiptarët nga rrethina e Anamoravës, të cilët janë të shumtë dhe të mirëintegruar në këtë zonë të Zvicrës, tashmë ndihen edhe më të përfaqësuar në fushën e mjekësisë.
“Arritja e një shqiptari në shtetet evropiane nuk është vetëm sukses individual, por një arritje kombëtare,” thuhet nga komuniteti, duke theksuar se shqiptarët po shquhen çdo ditë e më shumë për profesionalizëm në fusha si mjekësia, politika, sporti dhe biznesi.
Ordinanca e Dr. Osmanit është një shembull konkret i integrimit dhe suksesit të mërgatës shqiptare në Zvicër, dhe një adresë e re besimi për pacientët shqiptarë.
A1 Info do të vazhdojë të sjellë histori suksesi nga mërgata që frymëzojnë dhe afirmojnë identitetin dhe vlerat e komunitetit shqiptar kudo në botë.