Shqiptarët e Sanxhakut ndihen të lënë në harresë, Amina Nuraj shpërfaq zhgënjimin

Publikuar 6 muaj më parë

Novi Pazar – Amina Nuraj, përfaqësuese e zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptarë në Novi Pazar, shpreh zhgënjimin e saj të thellë ndaj politikanëve shqiptarë të Republikës së Kosovës.

Në një reagim të hapur, Nuraj thekson se shqiptarët e Sanxhakut janë lënë në harresë dhe braktisje për muaj me radhë, ndërkohë që politikanët e Kosovës fokusohen vetëm tek shqiptarët e Luginës së Preshevës. “Isha e vetmja që nuk u ftova në ceremoninë e sotme, por kjo nuk më habit aspak. Ne jemi një komb që ka kaluar tërë jetën duke poshtëruar patriotët dhe duke i lënë ata në dorë të Zotit,” tha ajo.

Nuraj shtoi se, megjithëse dashuria e saj për Kosovën nuk ka ndaluar, dëshira dhe energjia për të vazhduar punën e saj janë shuar. “Këtu mbarojnë të gjitha luftimet e mia! Nuk kam më forcë të luftoj kundër falsifikuesve të kombit tonë që kanë vetëm fjalë, por jo vepra,” shprehet ajo.

Deklarata e saj thekson frustrimin e komunitetit shqiptar në Sanxhak dhe pasqyrën e tensioneve midis institucioneve të Kosovës dhe përfaqësuesve të shqiptarëve jashtë vendit.

Postimi i plotë i Amina Nuraj:

https://www.facebook.com/share/p/14WtU8kRhYx/?mibextid=wwXIfr