Shqipëria mbështet financiarisht projektet e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës

Publikuar 1 vit më parë

Preshevë, 4 Prill 2025 – Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) ka përfituar mbështetje financiare nga Ambasada e Shqipërisë në Beograd, në kuadër të përkrahjes së projekteve për vitin 2025. Kjo ndihmë është pjesë e angazhimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë për fuqizimin e komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës dhe më gjerë.

Kryetari i KKSH-së, Enkel Rexhepi, ka bërë të ditur se fondet e siguruara do të destinohen për tri projekte me rëndësi strategjike për komunitetin shqiptar:

Kursi i gjuhës shqipe për shqiptarët e Sanxhakut Festivali i Stand-Up Komedisë në Luginë Ndërgjegjësimi mbi përdorimin e gjuhës shqipe në Luginën e Preshevës

Rexhepi ka falënderuar institucionet shqiptare për këtë mbështetje dhe ka theksuar se projektet e përkrahura synojnë ruajtjen, promovimin dhe forcimin e identitetit kombëtar në rajon.

“Më shumë Shqipëri dhe Kosovë në Luginë!” – ka deklaruar ai.

Ky investim konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të pozitës së shqiptarëve në Serbi, në veçanti në fushat e arsimit, kulturës dhe të drejtave gjuhësore. A1 infol