Shpëtim Mahmudi, avokati i ri nga Presheva që theu një heshtje dydekadëshe
Preshevës i shtohet një avokat i ri
Presheva është pasuruar me një avokat të ri nga radhët e komunitetit shqiptar. Shpëtim Mahmudi nga Presheva, i diplomuar në Universitetin e Novi Pazarit, ka dhënë sot me sukses provimin profesional pranë Ministrisë së Drejtësisë në Beograd, duke fituar të drejtën për ushtrimin e profesionit juridik.
Kjo arritje ka një rëndësi të veçantë, pasi Shpëtim Mahmudi mbetet juristi i parë nga komuniteti shqiptar që, pas gati dy dekadash, arrin të japë provimin profesional, duke thyer një barrierë të gjatë institucionale për juristët shqiptarë në Luginën e Preshevës.
Vlen të theksohet se për më shumë se dy dekada, shumë të rinj shqiptarë nga Presheva dhe Bujanoci nuk kanë arritur ta kalojnë këtë provim, ku një ndër arsyet kryesore ka qenë njohja e pamjaftueshme e gjuhës serbe, si dhe vështirësitë procedurale me të cilat janë përballur gjatë këtij procesi.
Kjo arritje e Shpëtim Mahmud-it përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përfaqësimit më të mirë juridik të shqiptarëve në institucionet e drejtësisë dhe një motivim për brezat e rinj që synojnë profesionin juridik.
A1 Info e uron Shpëtim Mahmudin për këtë arritje të madhe dhe i dëshiron shumë suksese në rrugëtimin e tij profesional.