Shpaloset pllaka përkujtimore për prof. Ibrahim Kadriun

Publikuar 5 muaj më parë

Me një ceremoni solemne dhe në një atmosferë respekti të thellë, është bërë shpalosja e pllakës përkujtimore për prof. Ibrahim Kadriu, ish kryetar i Kuvendit të Referendumit të 1 dhe 2 Marsit 1992.

Në këtë ngjarje përkujtimore, kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar, Enkel Rexhepi, theksoi se kjo pllakë nuk përfaqëson vetëm një shenjë mbi vendin e prehjes së tij, por një simbol të një jete të tërë në shërbim të popullit dhe çështjes kombëtare.

“Ibrahim Kadriu ishte ndër ata burra që në kohë të vështira morën përgjegjësi dhe qëndruan në ballë të proceseve historike, duke i dhënë zë vullnetit dhe aspiratës së shqiptarëve,” u shpreh Rexhepi.

Sipas tij, shpalosja e kësaj pllake është një akt kujtese dhe mirënjohjeje, por njëkohësisht edhe një thirrje për brezat e sotëm që të mos harrojnë sakrificat mbi të cilat është ndërtuar rruga drejt lirisë dhe të drejtave kombëtare.

Trashëgimia e prof. Kadriut, u theksua në këtë aktivitet, mbetet një obligim moral dhe kombëtar për të vazhduar me përkushtim në mbrojtje të të drejtave dhe dinjitetit të shqiptarëve.

Ceremonia përfundoi me homazhe dhe nderime, ndërsa të pranishmit shprehën mirënjohjen dhe respektin e tyre për kontributin e tij të çmuar.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të!