SHOQATA “MIRATOCA JONË” ORGANIZOI MBLEDHJE ME FSHATARËT!
Në holin e shkollës fillore “Abdulla Krashnica” në Miratoc, Shoqata “Miratoca jonë”, mbajti një mbledhje me fshatarët e Miratocit.
Në këtë mbledhje u diskutua për tema të rëndësishme që e preokupojnë fshatin , për t’i bashkuar idetë dhe forcat për një të ardhme më të mirë për fshatin.
Shoqata në fjalë në faqen e saj shkruan:
“Sot, Shoqata Miratoca jonë organizoi një mbledhje në fshat, ku u diskutua për tema të rëndësishme që prekin komunitetin tonë. Qëllimi i kësaj mbledhjeje ishte të bashkojmë idetë dhe forcat për një të ardhme më të mirë për fshatin tonë.
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për kontributin dhe përkushtimin! Së bashku mund të bëjmë ndryshimin”.
A1info