SHOQATA DITURIA NDAN CERTIFIKATA PËR PËRFUNDIMIN E SHKOLLËS VERORE!
Shoqata Kulturore “Ditura”sot ka ndarë certifikatat për përfundimin e Shkollës Verore 2025!
52 nxënës nga komuna e Bujanocit u pajisën me mirënjohje të tilla, të cilat janë një shtytje për të vazhduar me aktivitete të tjera, si për Shoqatën, por edhe për nxënësit të cilët janë dhe do të jenë pjesë e aktiviteteve të kësaj shoqate.
Drejtuesit e kësaj Shoqate në faqen e tyre shkruajtën:
“Me shumë emocion dhe krenari, 52 nxënës nga Komuna e Bujanocit morën certifikatat e pjesëmarrjes në Summer School 2025, organizuar nga Shoqata Kulturore “Dituria” në bashkëpunim me Këndin Amerikan në Bujanoc dhe me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-ve në Serbi.
Gjatë një muaji, fëmijët morën pjesë në aktivitete kreative, edukative dhe argëtuese – nga lojërat me numra e debatet në anglisht, deri te vizitat në kinema, ekskursione dhe punime artistike.
Kjo përvojë u mbyll me shumë buzëqeshje, duartrokitje dhe kujtime të paharrueshme!”
A1info