Shkup: Protestë me 16 minuta heshtje për viktimat e tragjedisë në Koçan (video)

Publikuar 1 vit më parë

Mijëra qytetarë u mblodhën mbrëmjen e së martës në sheshin e Shkupit, duke mbajtur 16 minuta heshtje dhe duke ndezur dritat e telefonave në nder të 59 viktimave të tragjedisë në Koçan. Protesta, e organizuar në kujtim të jetëve të humbura më 16 mars, u zhvillua në qetësi dhe pa fjalime.

Sipas raportimeve nga Alsat, qytetarët kërkuan që një tragjedi e tillë të mos përsëritet kurrë më. Edhe pse ishte paralajmëruar mundësia e bllokimit të rrugëve, protestuesit vendosën të mos e bëjnë këtë në këto ditë zie.

Ndërkohë, në Maqedoninë e Veriut ka nisur zyrtarisht periudha e 7 ditëve zie kombëtare, me flamujt të ulur në gjysmështizë. Pas tragjedisë, në Koçan dhe qytete të tjera të vendit kanë shpërthyer protesta të shumta.

Një grup protestuesish marshuan përpara prokurorisë dhe gjykatës së qytetit, ndërsa disa të tjerë shkatërruan një lokal dhe një automjet në pronësi të personit që menaxhonte diskotekën “Koçan Puls”, ku ndodhi tragjedia.

Nga zjarri masiv në diskotekë, përveç 59 viktimave, mbetën të plagosur edhe 155 persona, 20 prej të cilëve në gjendje kritike. Një pjesë e të lënduarve janë transferuar për trajtim në spitalet e zonës dhe jashtë vendit.

A1 Info do të vijojë të sjellë informacione të reja mbi zhvillimet rreth kësaj tragjedie të rëndë.