KUMANOVA, HISTORI NË VETE!

Publikuar 1 vit më parë

Shkruan, Prof.dr. Agim Rushiti

Vilajeti i Shkupit, më vonë i Kosovës, ishte një ndarje administrative, gjatë sundimit të Perandorisë Osmane. Vilajeti i Kosovës ishte themeluar si Vilajet i Prizrenit (1868) dhe, më pas, si Vilajet i Kosovës (1877). Në përbërjen/adminsitrimin e Vilajetit të Kosovës kanë qenë 6 sanxhaqe/rrethe, ku një nga ato ishte edhe Sanxhaku i Shkupit (i cili përfshinte: kazanë Shkup, Kumanovë, Kaçanik, Shtip, Radovish, Koçan, Kratovë, Peçevë, Egri-Palankë). Si kryeqytet i vilajetit të Kosovës ka qenë Prishtina (1879-1893), e më vonë edhe Shkupi (1893-1912).

Kazaja e Kumanovës ishte një njësi administrative (kaza) brenda Sanxhakut të Shkupit, që funksionoi gjatë Perandorisë Osmane deri në 1912, me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

Kumanova, aso kohe, veçohej me shumë objekte të dalluara për kohën: konaqe, ndërtesa institucionesh shtetërore, stacion telegrafik, infrastrukturë, xhami, saat-kullë, medrese, teqe, amame, bezisten (treg nën kulm, çarshi e mbuluar) etj.

Një ndër objektet impozante për kohën, e ndërtuar në kodër, në lokalitetin e quajtur aso kohe Kalishte (Kala, Fortesë), ishte edhe Kazerma turke për Garnizonin ushtarak të Kumanovës. Aso kohe, ky objekt i kazermës (thuhet se është ndërtu në vitin 1888/1889), ishte i vendosur në dalje të Kumanovës, në rrugën që shpie për Kriva Pallankë (Egri Palankë), në hapësirën ku sot ndodhet Përmendorja përkujtimore e qytetit të Kumanovës (e njohur si Memoriali eshtëror), i ndërtuar më vitin 1957, e ku janë vendosur kripta me eshtrat e 300 luftëtarëve të rënë, pllaka përkujtimore, buste të heronjve më të rëndësishëm të periudhës së luftës kundër fashizmit.

Më vonë, pas tërheqjes së Perandorisë osmane (1912), kjo Kazermë u shëndrua në Magazinë/Depo, ku u deponua municioni dhe pajisja ushtarake e konfiskuar nga turqit (thuhet se janë konfiskuar më shumë se 50.000 ”shinella” dhe shumë armë e pajisje tjera luftarake).

Gjatë kohës, kjo Magazinë/Depo u shëndërua në Spital ushtarak (e cila më vonë edhe do të rrënohet), që pastaj, mbi atë tokë, të ndërtohet Përmendorja përkujtimore, me kompleksin për rreth, përkushtuar të rënëve në luftën kundër fashizmit, që ekziston edhe sot.