SHKRIMTARI ODISE PLAKU PËR LIBRIN ME POEZI TË SHKRIMTARIT BILALL MALIQI

Publikuar 1 vit më parë

Odise Plaku Shkrimtar

Përgjigja poetike e shkrimtarit Bilall Maliqi për pyetjen “A ka shtëpi zogu?”

Vëllimi poetik “A ka shtëpi zogu?” i shkrimtarit Bilall Maliqi është një vlerë e shtuar në tërësinë e krijimeve artistike kombëtare të letërsisë për fëmijë.
Kam kënaqësinë që të jem ndër lexuesit e parë të këtij vëllimi, pse jo edhe të shpreh përshtypjet e mia mbi këtë mozaik poezish, që ai e dhuron jo vetëm për fëmijët, por edhe ne të rriturit.
Në fakt, dorën krijuese të mikut tim Bilall Maliqi nuk është se e ndesh për herë të parë, përkundrazi, tashmë janë shënuar shumë vite që ne udhëtojmë në krijimtarinë e njëri-tjetrit.Por kur bëhet fjalë për letërsinë për fëmijë këtu ndalesa bëhet më e gjatë dhe kujdesi është i një shkalle më të lartë.
Kjo, thjesht e bukur, pasi përmes kësaj letërsie ne ndikojmë në edukimin, mirërritjen artistike dhe kulturore të një moshe të njomë, që është në rrugët e para të formimit të tyre. Unë nuk do të ndalem në aspektin e thellë të një kritike apo analize të detajuar të këtij vëllimi, por do tëpërcjellë ndjesitë e mia si lexues, edukator, por edhe prind e gjysh. Çfarë më ka ngacmuar në këtë lexim të këtij vëllimi me një titull simbolik “A ka shtëpi zogu?”, një poezi e ngrohtë dhe me mesazhe të bukura, që përcillen përmes kësaj poezie, për të cilën do të flasë më poshtë pasi të kemi bërë një tjetër rrugëtim, në përmbajtjen e këtij vëllimi.
Shkrimtari, poeti Bilall Maliqi, ka përdorur një ndarje apo grupin të poezive të këtij vëllimi në disa cikle (kapituj) të titulluar si: “Mbiu një gëzim”, “Dorë për dore”, “Zogu në dritare” dhe “Molla e kuqe”.
Në të katër këto ndarje poetike do të ndeshesh me krijime, të cilat përcjellin jo vetëm një kënaqësi artistike në të lexuar, por do të marrësh mesazhe, njohuri, identitete të spikatura të vendeve, të emrave, të kohës dhe dukurive, që janë pesë e jetës sonë të përditshme.
Pikërisht kjo larmishmëri trajtesash dhe mënyra sesi ai e ka konceptuar krijimin poetik, përmes një gjuhe të thjeshtë dhe një varg kumbues e bën këtë vëllim poetik të lexueshëm dhe të dashur për lexuesit e vegjël.
Do të ndalem në mënyrë të përmbledhur në secilin prej ndarjeve për të kuptuar akoma më shumë për vëllimin poetik “A ka shtëpi zogu?”.
Ndarja e parë “Mbiu një gëzim” vjen përmes një shprehje metaforike të bukur, e cila ecën paralelisht me një tablo të bukur të natyrës e dhënë përmes një peizazhi të bukur, të stërpikur me ngjyra të ndezura dhe plot jetë. Në këtë poezi kemi një gëzim që jepet përmes një thirrmore entuziaste:
“Më mbiu një gëzim
Si lulja në kopshtie,
E gjitha e pushtuar
Me aromë dashurie.”

Por ky gëzim i një fëmije nuk mbetet vetëm individual, përkundrazi ai do të marrë një gërshetim me të gjithë elementët e tjera të natyrës; me zërin e zogut, të bilbilit, do të mbështillet dhe nga zëri i bukur i bashkë moshatares së tij që:
“Si me zë bilbili
E vogla bukuroshe,
Këndoi për lirinë
Për kodrat bleroshe.”
Dhe të gjithë këtë atmosferë unë do ta bashkoja me një pohim të bukur dhe me plot vlerë të një tjetri bashkëmoshatar “Pellazgu i vogël”,që me krenari pohon:
“Jam Pellazgu i vogël
I kësaj pjese të dheut,
I ndarë nga trojet
Të tjera të atdheut.”
Këtë atmosferë autori e plotëson edhe pse jo në mënyrë kronologjike apo vendosje të poezive të tij në një rend me një tematikë të caktuar me porosinë e Erikës, në poezinë “Erika bukuroshe”, e cila tashmë e larguar nga vendlindja e saj dhe e emigruar do të dërgojë një letër, një mesazh, një amanet.
“Larg nga Amerika
Na dërgon ca porosi,
I mungojnë gjyshërit
Nga e madhja largësi.”

Në këtë grup poezish autori ka përcjellë një tërësi lidhjesh sa brenda gjirit familjar si: gjyshërve, prindërve, motrave dhe vëllezërve. Kështu, pasi ka mësuar shkronjat dhe lexon vjershat, fëmija është në një stad tjetër, ku do të futet në botën e pyetjeve dhe kërshërive, ashtu si Riga, që do të pyesë gjyshin për kuptimin e emrin të saj. Dhe cila është përgjigjja e tij?
“S’je rigë që bie nga qielli
Je dielli im n’kupë qielli!”
Përdorimin e emrit “rigë” autori e ka kaluar nga dukuria fizike e rënies së shiut të imtë në atë të përveçëm “Rigë”, emri i mbesës, me përmasat e një dielli që ka jetëgjatësi dhe vlerë të përhershme.
Në një numër poezish autori do të shpalosë marrëdhëniet mes fëmijës dhe prindit ku në poezinë “Të dy më përkëdhelin” do të përcjellë oqeanin e dashurisë prindërore që vjen përmes vargjeve:
“Të dy më përkëdhelni
Dhe më përqafoni,
Në shpirt e zemër
Dashuri më shtoni.”
Marrëdhëniet mes mbesës, nipit dhe gjyshit, autori i ndërton në formën e bashkëbisedimit për të përcjellë ndryshimet që kanë ndodhur mes brezave në vite të ndryshme kohore. Në poezinë “Më tha gjyshi” kemi një konstatim të bukur të gjyshit midis kohës së fëmijërisë së tij dhe asaj të nipit.

“Në mbrëmje më tha gjyshi im
Nip i dashur, më dëgjo o trim.

Në kohën time s’ka pasur net
Kemi pasur ajrin për shëndet.”
Po kështu e ngrohtësisht përcillet marrëdhënia me gjyshe Lirën, e cila është jo vetëm një oaz mirësie dhe dashurie, por edhe një rrëfenjëse e bukur e përrallave dhe ndodhive, ashtu siç janë në të vërtetë gjyshet në jetën reale.
Në mënyrë metaforike poeti përcjellë shumësinë e ndodhive dhe përrallave që ajo i tregon mbesës së saj.
“Ajo di të tilla shumë
Sikur ujët në atë lumë!”
Me nota të ngrohtësisë shpirtërore, përcillet dhe marrëdhënia mes motrës dhe vëllait ku në poezinë “Sa ju dua” do të gjendet shprehja e një dashurie të pakufishme për motrën kaçurrele dhe për vëllain sykaltërosh.
Në këtë ndarje poetike autori nuk ka përtuar të përcjellë poezi që lidhen me element të kohës dhe hapësirës, të dhëna përmes disa vargjeve të veçanta dhe cilësuar galaktikën “Si flamur me yje” në të cilën “Hëna e plotë duket se ju ka zili/ Për këto copëza yjesh në lartësi.”
Ashtu si do ta shohim dhe në poezi të tjera të këtij vëllimi autori përpiqet që përmes krijimeve të tija të përcjellë dhe elemente të zonës, të vendlindjes, detaje gjeografike si në poezinë “Bigëzim” dedikuar lumit Nerodime, që “E shtrin shtatin/në Kosovën trime”, apo në poezinë “Në atë pikë” ku

“Gjithë ato kodrina
Të shtrira gjerë e gjatë,
Shihen si në pasqyrë
Nga Kodra e Thatë.”
dhe në këtë rast kemi të bëjmë me një toponim vendi në fshatin ElezBali.
Në ciklin “Dorë për dore”, autori ka kaluar në marrëdhëniet që vendoset mes botës së fëmijëve, duke filluar që në fëmijërinë e tyre, duke na dhënë disa detaje tepër të bukura dhe që të kthejnë pas në kujtesë, në vitet e arta të fëmijërisë, të shoqëruar dhe me këshillat dhe porositë e më të rriturve si në poezinë “Dorë për dore”.
“Të eci me shoqen dorë për dore
Më porositi sot e imja edukatore.”
Këto ndjesi përshkruhen me emocion si në poezinë “Në foshnjore” apo edhe në “Në parashkollor”.
Ky cikël duket sikur është shkruar enkas për të përcjellë disa njohuri që lidhen me gjërat më të ngushta të njeriut, si me ditët e javës në poezinë
“Beni në ditët e javës” apo edhe në bisedën mes fëmijës dhe diellit në poezinë “Flas me diellin”, ku krijohet një lidhje e nuhaste dhe e besueshme mes të dyve.

“Dua të flas me diellin
T’ia kërkoj një dëshirë,
Me ca rreze të arta
Të na ngroh më mirë.”
Autori na fut në disa rrugica të jetës që të lidhura me njëra-tjetrën përbëjnë rrugën e gjerë të jetës me nocione dhe kuptime me rëndësi të veçantë. Në poezinë “Besë e shpresë”, poeti ndërton një bashkëbisedim mbi kuptimin e fjalës “besë” për të cilën merr një përgjigje “Kur t’mi ruash fshehtësitë” ndërsa për kuptimin e fjalës “shpresë”, Besa do të përgjigjej:
“Kur në diçka gjithë shpreson,
Dhe ëndërrimthi e realizon.”
Mjaft bukur përcillet vlera dhe magjia e fjalës nënë për të cilën autori në poezinë “Nëna” do të theksonte artistikisht:
“Fjala nënë ka shenjti
Po si e munguara liri.”
Por përmes vargjeve do të rrugëtohet në vlerat e traditës sonë kombëtare, siç është plisi një element që e ka shoqëruar dhe e shoqëron ende dhe sot e kësaj dite shqiptarin. Në jetën e shqiptarit plisi simbolizon krenarinë kombëtare, qëndresën, mosnënshtrimin ndaj pushtuesve të shumtë, pastërtinë morale dhe ndershmërinë e popullit tonë. Ndaj ai mbetet i shenjtë dhe në poezinë e tij “Plisi” shkruan:

Sa vargje u shkrin në këngë
Për ty plis,
Ndër beteja
Në kokë të mbajti
Çdo fis.
Në ciklin “Zogu në dritare” poeti na shpërfaq të tjera ndjesi. Në vargjet e tij do të gjemë ngjyrate natyrës në krahët e “fluturës pikaloshe”, apo zukatjen e “Bletës punëtore” për të cilën shprehet.
“Me të drejtë gjithë i thonë
Bletës që është punëtore,
S’ndalet së fluturuari fare
Kopshteve e në ahishtore.”
Por interesante paraqiten vargjet e poezisë “A ka shtëpi zogu?”, që autori ka përzgjedhur për t’i dhënë dhe titullin këtij vëllimi. Në fakt, kjo poezi ashtu dhe si shumë të tjera janë ndërtuar në stilin bashkëbisedor mes nënës dhe vajzës së saj Shëndritë, e cila plot kureshtje kërkon të dijë nëse zogu ka shtëpi.
“A ka shtëpi zogu
Më thuaj imja nënë?
Apo qëndron lart
Tek e bukura hënë.”
Ajo, që na vjen e bukur si një përgjigje e nënës, pas përshkrimit të bukur që i bën artistikisht jetës së një zogu dhe kërcënimeve për jetën e tij, nëna na jep një mesazh të fuqishëm për konceptin e lirisë dhe shenjtërinë e saj.
“Zogu bija e nënës
Natyrën e ka banim,
Atje është i lirë
Hapësirës n’fluturim.”

Ky cikël me tematikat e trajtuara të duket sikur po të shëtit në një kopsht zoologjik ku do të takosh lejlekun, i cili ka ndërtuar folenë përsëri në atdheun e porit, apo të përballë me pyetjen mbi “Lotët ekrokodilit” për të cilët përmes vargjeve dhe fjalës së babait jep përgjigjen:
“Jo bir i babit
Ashtu thuhet vallë,
S’duhet ti besohet
Është një përrallë!”
Në këtë shëtitje do tëtakojmë qukapikun, sorrat, maçoku, macen, ketrin, iriqi, por na çon dhe në kaltërinë e kthjelltësinë e lumit, ku noton “Peshku i artë”,
“Për këtë peshk
Thonë është i arit,
Nuk bie në grep
Në stinë të beharit.”
Me ciklin “Molla e kuqe”,poeti do të na fusë në një tjetër botë, atë florës dhe bukurive, që ofron natyra jonë, me shumëllojshmëri lulesh ku më e veçanta “Lulëkuqe” do të prijë këtë cikël poetik.
“Ajo lule kuqe
Në kopshtin tim,
I ngjan gjakut
Të dëshmorit trim.

Ka aromë lirie
Të vendit tim,
Nga andej kufirit
Ngjallë mallëngjim.”
Dhe kjo atmosferë lirie do të përcillet dhe në poezinë “Lulekurora” ku autori përzgjedh dy vargje me mjaft kuptim.
“Është kjo kurorë nusërie
Apo gërsheta lule lavdie ?”
Autori ka përzgjedhur disa simbole për të përcjellë qëndresën shqiptare ndër shekuj si në rastin e lisit plak në Karadak, për të cilin ndoshta do të kishte pasur dhe disa detaje akoma dhe më të hollësishme për ti dhënë kuptim e plotë të kësaj peme, por sidoqoftë pasurohet në poezinë “Guri” për të cilin një fëmijë pyet mësuesin e tij:
“A është gurë për arë
Apo shënon pjesë të ndarë?”
Dhe me dhimbje padyshim do të jetë përgjigja:
“Gurë kufiri me të vërtetë
I përgjigjet mësuesi, Metë!”
Si një piktor i mirë, autori Bilall Maliqi, na sjellë përmes vargjeve të tij mollën e kuqe, lule shegën për të cilën jep një detaj:
“Shega,bir i nënës
Shtrihet nga Irani,
Një bimë mesdhetare
Njësoj si shafrani.”
Por bukur na përcillet dhe dukuritë klimaterike nën dryshim të stinëve si në poezinë “Vjeshta”, kohë në të cilën “Tani gjethet bien në tokë/
Xha Bali vë kapelë n’kokë.”,apo me daljen e ylberit pas një kohe me shtrëngata.

“Kur shiu i qetë
E mbuloi natyrën,
Ylberi i gëzuar
E zbuloi fytyrën.”

Ndërtimi i poezive në formën e bashkëbisedimit e bën akoma më shumë tërheqës këtë vëllim poetik për fëmijë, ndërkohë që gjuha e thjeshtë e pasuruar me figurat letrare e pasuron dhe nga ana artistike.
Në këtë vëllim më kanë tërhequr dhe përzgjedhja e emrave me të cilët ndërtohen bashkëbisedimet si Erika, Klea, Meritë, Klestë,Liria, Klara, RIGA, Bora, etj. Janë një tërësi emrash që ndeshën në jetën e përditshme duke e bërë dhe më familjare , të afërt dhe të ngrohtë poezinë e tij.
Jam i bindur që poezitë e këtij vëllimi jo vetëm do të lexohen me ëndje, por edhe do të jenë pjesë e aktiviteteve letrare dhe artistike në institucionet arsimore.

A1info